Gert Shehu ishte në xhami para se të godiste Berishën, zbardhet dëshmia e nënës së tij

Gert Shehu ishte në xhami para se të godiste Berishën, zbardhet

Ermira Kaçaçi nëna e 31 vjeçarit Gert Shehu personi që goditi kreun e PD Sali Berishën ka deklaruar se djali i saj ka prej 5 vitesh që vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ajo ka thënë para hetuesve që Gerti merrte ilaçe vazhdimisht pa ndërprerje nga mjeku Sadik Lala.

Po ashtu Ermira është shprehur se Gerti nuk ishte i përfshirë në ndonjë parti politike.

Ai gjithmonë, tregon Ermira, kur ka protesta rri i mbyllur brenda dhe nuk del nga shtëpia.

Sipas dëshmisë të së ëmës, djali i saj ka sjellje bipolare, e ndërsa kohëve të fundit nuk ka reflektuar agresivitet.

Po ashtu në drejtorinë e policisë së Tiranës janë thirrur për dëshmi personat që e shoqëronin Berishën dhe Metën.

Poll

Ata do të pyeten në cilësinë e personit dëshmitar por edhe në kuadër të neutralizimit që iu bë agresorit.

Pak para sulmit Gert Shehu kishte qenë në xhaminë e Tabakëve në Tiranë.

Sapo ka dalë nga aty ai është drejtuar drejt marshimit ku dhe ka goditur Sali Berishën.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET