Gënjeshtra për lejet, Veliaj justifikoi ndërtimet me shtesën e popullsisë, shifrat e INSTAT e përgënjeshtrojnë

“Vjet Tirana u rrit me 32 mijë qytetarë. Janë 10 mijë apartamente” deklaroi kryetari i bashkisë Erion Veliaj në një aktivitet të datës 13 janar 2022.

Kjo është deklarata e kryetarit të bashkisë së Tiranës për të justifikuar lumin e pallateve për të cilat ka dhënë leje në vitet e fundit. Madje vetëm në vitin 2020 në kryeqytet 1 milionë e 250 mijë metër katror ndërtime të reja. Por a është i vërtet argument I kryetarit të bashkisë?!

Ashtu siç zbuloi veten me deklarata kontradiktore për trafikun, apo kur akuzoi median për familjen Marku, të cilën e kishte vizituar vetë, edhe kjo deklaratë nuk është e saktë.

Për herë të parë në 30 vitet e fundit popullsia e Tiranës ka një rritje tepër të ulët.

Me vetëm 6024 banorë shtesë për 2021-shin. E këtu përfshihen dhe studentët që i etiketoi me fjalorin më banal, por dhe lindjet e reja madje edhe ata që largohen nga qytetet e tyre për t’u vendosur në Tiranë.

“Prandaj dallon konviktori nga qytetari. Nëse qyteti për ty është vendi ku fle ha dhe kryen nevojat personale atëherë je vetëm një konviktor” deklaroi Erion Veliaj në një intervistë për një televizion.

Shtesa më e vogël e popullsisë për kryeqytetin që nga viti 1991. Madje dhe kur Veliaj fitoi bashkinë shtesa e popullsisë ka qenë me 12 mijë e 636 banorë

Por le të flasin shifrat.

Rritja e popullsisë pësoi rënie në vitin 2016 kur u regjistruan 2 mijë vetë më pak, por duke shkuar në rritje deri në vitin 2018 me 21 635 banorë. Pas kësaj gjithçka u përgjysmua në 11 mijë vetë në dy vite rresht dhe në 6 mijë në fundin e dhjetorit që lame pas.

Duhet kujtuar se ndërkombëtarët akuzuan me pastrim të parave në ndërtimet në Tiranë. Madje raportet e antimafias folën dhe për qarkullimin e parave të Ndraghetës në Tiranë.

Për këtë dolën dhe përgjime, por deri më tani SPAK vetëm hesht, ndërsa Veliaj vazhdon vetëm të bëjë deklarata bombastike pa asnjë bazë. Në fakt prej vitit 2014 kur në Tiranë u regjistruan 800 mijë e 186 banorë shtesa ishte në 112 mjë në vitin 2020 kur në kryeqytet sipas instat jetojnë 912 190 banorë.

EMISIONET