Gazment Bardhi denoncon në Kuvend: Bashkëshorti i Xhaçkës, investitori strategjik që u trajtua me “pagë lufte”

Nga foltorja e Kuvendit deputeti demokrat Gazment Bardhi zbulon se Bashkëshorti i ministres, I cili është shpallur investitor strategjik është trajtuar me “pagë lufte” si shtresë në nevojë në kohën e pandemisë.

"Vetëm me firmë te Edi Ramës mund të ndodh që sot të jesh “shtresë në nevojë” dhe të përfitosh “pagë lufte” 400 mijë lekë të vjetra, dhe të nesërmen të gdhihesh investitor strategjik që ke kapacitet financiar për të investuar as më shumë dhe as më pak, por plot 5.5 milion euro"

**

Fjalimi i Gazmend Bardhit në Kuvend

 Si është e mundur që një Ministër të investojë 5.5 milion euro. Cili është burimi i këtyre të ardhurave?

Ministrja dhe bashkëshorit i saj janë subjekt i deklarimit të pasurisë dhe pasuria e tyre e ligjshme është publike. Ata deklarojnë një pasuri normale, madje deklarojë se kanë marrë kredi bankare për të blerë shtëpi; kanë marrë kredi bankare për të blerë automjetin me të cilin lëvizin, madje kanë marrë kredi edhe për të kryer studimet. Të ardhurat e vetme që deklarojnë janë paga e ministres, pensioni suplementar që merr bashkëshorti si ish-deputet; qeraja e bashkëshorit për një objekt të dhënë me qira, dhe më e bukura e dini kush është: Investitor strategjik është bërë dikush që është paguar me “pagë lufte”. Po, mos u habisni, bashkëshorti i ministres, si shtresë në nevojë, deklaron se gjatë periudhës së COVID-it ka përfituar pagën e luftës prej 40 mijë lekë të vjetra.

Vetëm me firmë te Edi Ramës mund të ndodh që sot të jesh “shtresë në nevojë” dhe të përfitosh “pagë lufte” 400 mijë lekë të vjetra, dhe të nesërmen të gdhihesh investitor strategjik që ke kapacitet financiar për të investuar as më shumë dhe as më pak, por plot 5.5 milion euro.

Mund të thotë dikush, por vetë mund të jenë të varfër, por kompania mund të jetë e pasur. E drejtë, por edhe kompania, njëlloj si ministrja dhe bashkëshorti i saj, deklaron të ardhurat në shtet, nëpërmjet pasqyrave financiare të cdo viti.

E dini sa të ardhura apo fitim deklaron kompania në 5 vjet: As më shumë dhe as më pak, zero të ardhura dhe fitim, por vetem humbje që shtohen vit pas viti: Konkretisht: 900 000 lekë humbje në 2016; 1.1 milion lekë humbje në 2017; 2 milion lekë humbje në 2018; 2.6 milion lekë humbje në 2019 dhe 4 milion lekë humbje në 2020.

Pra dikush që shtëpinë e blenë me kredi bankare, makinën me kredi bankare, studimet me kredi bankare, merr pagë lufte si shtresë në nevojë, në 5 vjet kompania që disponon deklaron të ardhura apo fitim zero lekë, por humbje çdo vit, përfiton statusin investitor strategjik për të investuar 5,5 milion lekë. Ku do t’i gjejë Olta Xhacka 5,5 milion euro?

Përgjigjen e kësaj pyetje Ministrja Xhacka duhet tja jap Edi Ramës në Bruksel, mqs janë atje bashkë, dhe Edi Rama duhet tja jap shqiptarëve sapo të kthehet nga Brukseli. E sigurt është që opsionet e përgjigjes janë vetëm 3:

1.     Ose ministrja ka fshehur pasuri dhe nuk ka deklaruar të gjithë pasurinë që disponon;

2.     Ose kompania e ministres ka fshehur të ardhurat apo fitimet dhe ka bërë evazion fiskal;

3.     Ose në projektin që Edi Rama i ka dhënë statusin e investitorit strategjik po planifikohen të investohen paratë e korrupsionit qeveritar.

Të treja përgjigjet janë krim që dënohen me burg.

E në fakt përgjigja e kësaj pyetje, nxjerr zbuluar Edi Ramën për arsyet e vërteta që e detyruan të dhunonte kushtetutën, duke i mohuar opozitës të drejtën për ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike. E vëreta është që Edi Rama e ka shndërruar ligjin për investimet strategjike në ligjin e favoreve klineteliste, ku pasuritë publike po jepen pa garë, në kundërshtim me ligjin, tek një rreth i ngushtë i miqëve dhe familjarëve të Edi Ramës. Zbatimi i ligjit ka provuar se asnjë investitor serioz i huaj nuk ka përfituar prej tij, për shkak se Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga Edi Rama është shndërruar në Komitetin e Miqve Strategjik të Kryeministrit.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është i vendosur për të bërë transparencën dhe për të vënë para përgjegjësisë ligjore, cilindo që ka abuzuar me ligjin, cilindo që abuzon me pasuritë publike të qytetarëve shqiptarë.

Mund ta vononi, mund ta zvarrisni, por transparencën nuk do ta ndalni dot.

Njëlloj si me inceneratorët, Edi Rama edhe sot po ju përdor të nderuar kolegë të Partisë Socialiste. Për të fshehur skenën e krimit tek inceneratorët, ju mori të gjithëve dhe ju dërgojë atje si dekor për të fshehur malin me plerat e korrupsionit, që doli në sipërfaqe sapo ikët ju nga aty. Ju me imazhin tuaj e fshehët disa ditë, por shqiptarët u njohën me faktet tronditëse sesi miliona euro kishin shkuar në xhepat e ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve publik, ndërkohë që 3 investitorët që ju i shpallët shenjtorë, janë sot në arrati si kriminelë.

Sot po ju detyron të votoni kundër, duke fshehur pas kartonit tuaj, plackitjen e pronave publike me një grusht të ngushtë miqsh dhe bashkëpunëtorësh. Edhe në këtë rast kartoni juaj i kuq, vetëm sa i jep karton të kuq kësaj Qeverie të korruptuar, sepse llogaridhënien dhe përgjegjësinë e abuzuesve nuk do ta ndaloni dot.

Gazment Bardhi denoncon në Kuvend: Bashkëshorti i Xhaçkës,

EMISIONET