Gazetarja mallkon Erjon Veliajn: Ti meriton çdo natë një eskavator poshtë shtëpisë!

Gazetarja mallkon Erjon Veliajn: Ti meriton çdo natë një

Zhurmat e betoniereve janë kthyer në një shqetësim mes banorëve të Tiranës.

Janë të shumta rastet kur në mes të zonave të banuara eskavatorët punojnë natë e ditë për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe duke prishur qetësinë dhe provokuar nervat e banorëve.

Një prej tyre ka qënë dhe gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha që i është drejtuar drejtpërsëdrejti në një status në Facebook kryetarit të bashkisë Erjon Veliaj.

Kishin mbetur dhe tre pemë. E sollën në mesnatë eskavatorin. Nesër nisin sic dinë vetëm ata. Germo e mbill beton…. !
Erjon Veliaj , ti i pari .. ! Meriton cdo natë te jetës tende nje eskavator që germon e zhurmon pafundësisht në dritaren e shtëpisë !

EMISIONET