1 ton marijuanë = 10 milionë euro, GF zbulon fitimin që do sillte droga nga Shqipëria nëse do të hidhej në treg

Një operacion ndërkombëtar ditën e djeshme çoi në kapjen e 992 kg marijuanë dhe arrestimin e tre skafistëve vlonjatë, dy skafistëve ukrainas dhe një tjetër i shpallur në kërkim.

Sipas Guardia de Finanza droga e sekuestruar dhe e konfeksionuar në 153 thasë do t’i sillte grupit kriminal një fitim prej 10 milionë euro.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Nga ky operacion u seksuestruan 3 skafet me të cilat dyshohet se lënda narkotike është transportuar deri në thellësi të detit Jon ku është dorëzuar në anijen velierë në ujerat Santa Maria di Leuca ne Lecce.

Sot në orën 09:30 në Selinë e Guardia di Finanza të Leces do të mbahet një konferencë për shtyp mbi operacionin e djeshëm ndërkohë policia e Vlorës njoftoi dje se në Vlorë ishin arrestuar: Arbër Saraseli  31 vjeç,  Saverjo Imeraj 21 vjeç,Qemal Pekmezi 19 vjeç, të tre banues në këtë qytet Vlorë. Në kërkim është shpallur Gregor Likaj 33 vjeç po banues në Vlorë. 

Ndërkohë skafistët ukrainas të arrestuar ishin Bychkovi Serhii, 43 vjec dhe Senkevych Serhii, 62 vjec;

Anija është ndaluar më 7 gusht në ujrat ndërkombëtare në distancë 13 milje nga bregdeti shqiptar. 

Detaje të tjera do të zbardhen në konferencën e shtypit të Guardia di Financa.

1 ton marijuanë = 10 milionë euro, GF zbulon fitimin që do sillte
Foto: Operacioni i ndalimit te anijes ku u gjet droga
1 ton marijuanë = 10 milionë euro, GF zbulon fitimin që do sillte
Foto: Droga e sekuestruar ne anije, 1 ton marijuane

EMISIONET