Garo pas deklaratave të Bardhit: Gaztori i shoqatës “Humbim për të Fituar” pranoi bunkerizimin e selisë së PD

Garo pas deklaratave të Bardhit: Gaztori i shoqatës “Humbim

Drejtoresha e Komunikimit në Komisionin e Rithemelimit në PD, Floriana Garo, ka reaguar pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.

Në një postim në facebook Garo thotë se Bardhi nxori zbuluar Bashën, duke pranuar se selia e PD është bunkerizuar për të ruajtur karrigen e kryetarit.

Sipas saj kjo do të marrë fund me protestën e ditës së nesërme ku shtëpia e lirisë do tu kthehet demokratëve.

Garo: Nje dite nga protesta per c’bunkerizimin e PD, gaztori i shoqates “Humbim per te Fituar” Bardhi u detyrua te pergenjeshtronte publikisht Lulzim Braven duke pranuar se selia e PD eshte bunkerizuar per te ruajtur karrigen e thyer te deputetit Brava dhe pazaret e tij te pista me koncesionet e Edi Rames!

Sic eshte bere e qarte per te gjithe tashme jo vetem ne Shqiperi, por edhe jashte saj, deputetit Peng-Basha i ka mbetur ne dore vetem brava, vula dhe dera per te vazhduar pazar-humbjet e tij me Edi Ramen!

Neser kjo merr fund! Shtepia e lirise nuk do jete kurre bunker i pengut te qeverise! Ajo u perket te gjithe demokrateve pavaresisht bindjeve apo qendrimeve te tyre. Deputeti Brava mund te bunkerizoje shtepine e tij, madje dhe te strehoje aty mercenare te armatosur me apo pa maska por kurresesi shtepine e demokrateve te lire! Ora e lirise po afron!

Neser fillon rrugetimi yne i perbashket drejt FITORES!

EMISIONET