"Gardianët me pistoletë lodër në rrugë", Macaj: Në Reç, i burgosuri i theu dhëmbë e dhëmballë policit

Valentin Macaj, kreu i Sindikatës së Shërbimeve Policore, denoncoi sot se policët e burgjeve janë të pambrojtur.

Situata sipas tij është tragjikomike, ku ka pasur raste që gardianët kanë blerë pistoletë plastike për tu ndjerë më të sigurtë në rrugë.

Macaj: Para disa ditësh në Shkodër dhe Reç, sepse kanë marrë zemër të dënuarit dhe të paraburgosurit, i thyen dhëmbë e dhëmballë punonjësit të policisë se ku do mbrohet ai. Atë që shkaktoi ngjarjen e futën në izolim por punonjësi është i trembur. Unë kam komunikuar me të dhe tha: Do lë detyrën, jam i pambrojtur. I pambrojtur kur del në rrugë. Është tragjikomike kur kam ndeshur në raste që punonjësi i policisë ka blerë pistoletë plastike për tu dukur që ka pistoletë.

Punonjës dhe ish-punonjës të policisë së burgjeve zhvilluan sot një protestë para delegacionit të BE, ku në fokus ishin kërkesat drejtuar Ministrisë së Drejtësisë për përmirësimin e kushteve të punës.

Sipas Sindikatës shumë punonjës po lënë vendin e punës, pasi paga që marrin nuk përballon kostot.

EMISIONET