Garazhi u kthye në depo armësh tek liqeni i Thatë, fotoja që fundosi Eno Papën
Gjykata Penale e Tiranës la në burg pa afat shtetasin Eno Papa i njohur edhe me mbiemtin Beqiri i arrestuar tri ditë më parë për arsenalin e armëve të gjetura në një garazh te liqeni i thatë dy ditë më parë.
Gjatë seancës gjyqësore, ai pretendoi se nuk ka dijeni mbi armët e gjetura në garazh, pasi e kishte marrë me qira për mikun e tij. Nga ana tjetër prokuroria pretendon se Papa është pronar i garazhit dhe ka lidhje me armët.
Prokururorët thanë se kanë gjetur në celularin e Dorian Kalos, I arrestuar një javë më parë për një tjetër depo armësh, në Mëzez, një foto të garazhit ku mbaheshin armët, duke ngritur dyshimet se të dy personat kanë lidhje me njëri tjetrin. Mësohet se ka qenë kjo foto që ka implikuar edhe Eno Papën në këtë çështje.
Dy bazat tek liqeni dhe tjetra në Mëzez dyshohet se kanë modifikuar armë zjarri që porositeshin nga grupet kriminale për realizimin e krimeve të ndryshme. Mes armëve të sekuestruara mësohet se ka edhe snajperë.