Gara për drejtuesin e RTSH/ Asnjë kandidat nuk merr 7 vota, 3 prej tyre rivotohen të premten

Gara për drejtuesin e RTSH/ Asnjë kandidat nuk merr 7 vota, 3 prej

Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së është mbajtur ditën e sotme.

Asnjë nga kandidatët nuk ka marrë votat e nevojshme për tu zgjedhur drejtues i RTSH-së.

Duhen të paktën 7 vota ose 3/5 për tu zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm.

Ditën e premte mbahet votimi i dytë, ku do të votohet mes tre kandidatëve më të votuar ditën e sotme. Në raundin e dytë shkojnë Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.

Emrat dhe votat:

Eni Vasili 5 Vota

Xhoi Jakaj 2 Vota

Engjëll Musai 2 Vota

Ermal Hoxha 1 Votë

Flamur Buçpapaj 1 Votë

EMISIONET