Gara me kuaj dhe muzika çeli sezonin turistik në Darzezë, së shpejti masterplani

Dhjetra qytetarë por edhe politikane kanë marrë pjesë në çeljen e sezonit turistik në plazhin e Darëzezës.

Kreu i bashkisë së Fierit Armando Subashi ka deklaruar  se krahas bujqësisë si një nga shtyllat kryesore të ekonomike kësaj të fundit do ti shtohet edhe turizmi.

Madje ai ka theksuar se shpejt do të realizohet masterplani për të gjithë zonën ku do të përcaktohet ku dhe si do të ndërtohet.

Armando Subashi: Eshtë perlë e bregdetit shqiptar që për fat të mirë i ka shpëtuar ndërtimeve pa kriter. Do të nisim hartimin e një masterplani për të gjithë këtë zonë ku duhet të dimë me saktësi, çfarë ku dhe si do të bëhet"

Plazhet e Fierit konsiderohet si plazhet më të paprekura. Rëra kurative dhe natyra janë arsyet kryesore që qytetarët e frekuentojnë.

Garat me kuaj nga Federata Shqiptare e Hipizmit dhe një koncert muzikor ishin në qendër të festimeve në vijën bregtetare më të frekuentuar nga qytetarët siç eshtë plazhi i Darëzezës aty ku u ndan edhe një sërë çmimesh.

Një javë më parë u çel sezoni turistik edhe në bregdetin e Semanit. 

EMISIONET