Futet në burg 'heroi' që shpëtoi çiftin e të moshuarve/ Përdori sende të forta kundrejt xhaxhait
Ju kujtohet Romeo Mersini, 29-vjeçari që shpëtoi çiftin e të moshuarve disa javë më parë nga flakët në Fier? Ai u shpall heroi i muajit për veprimin e tij mirëpo ditën e sotme ka rënë në pranga të policisë.
Kjo për shkak se është konfliktuar për motive të dobëta me xhaxhain dhe gjithashtu ka përdorur sende të forta ndaj tij. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe vëllai i tij me iniciale M. Mersini, 32 vjeç pasi ka goditur me sende të forta Romeon.
Lajmi u bë me dije nga policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin R. M., 29 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta xhaxhain e tij. Për këtë rast u arrestua edhe shtetasi M. M., 32 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta vëllanë e tij, shtetasin R. M”, njofton policia.