Fushata kundër emigrantëve shqiptarë, gazetari Myzyraj: Edhe organizatat e refugjatëve në Britani e kundërshtojnë

Gazetari i Ora News Isa Myzyraj në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Londra raportoi mbi situatën e krijuar me emigrantët shqiptarë atje pas nisjes së fushatës së Home Office për të penguar emigrimin.

"Janë më shumë se 13 mijë shqiptarë që kanë ardhur gjatë verës së 2022 në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale. Zyrtarë të qeevrisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë kanë akuzuar shqiptarët se po vijnë ilegalisht në Britani dhe kjo ka detyruar qeverinë shqiptare të zhvillojë disa takime.

Disa organizata prestigjoze të refugjatëve në Britani kanë reaguar në lidhje me këto masa që ka marrë Home Office ku një prej tyre shkruan:

Asnjë fushatë e financuar nga taksat e qytetarëve nuk do ti pengojë emigrantët në kërkim të jetës më të mirë," tha gazetari i Ora News.

EMISIONET