Fundi tragjik i dy vëllezërve të mitur, i madhi u fut në liqen për të shpëtuar të voglin dhe u mbytën të dy
Dy të miturit të moshës 10 dhe 14 vjeç që u mbytën në liqenin e Prushit në Tiranë mësohet se janë vëllezër.
Mësohet se më i vogli ka rrezikuar të mbytet dhe në ndihmë ka shkuar vëllai i madh por fatkeqësisht asnjëri prej tyre nuk ka mundut të dalë i gjallë nga uji.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18:05.
Shërbimet e Policisë shkuan mënjeherë në vendngjarje dhe nisën kërkimet.
Njëkohësisht në vendngjarje mbërritën polumbarët e Reneas, të cilët pas disa minutash kërkime bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të dy të miturve.
"Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve Mateo dhe Klevis Taku, 14 dhe 10 vjeç (vëllezër).
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.