Tentuan të fshihnin vrasjen në azil, dy infermieret lihen me arrest shtëpie, autori i vrasjes në psikiatri

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie, Nazmie Mulla 31 vjeç dhe Glesantina Saraçi, 26-vjeç. Ndërkohë Zyhdi Shehi është me masën 239, masë mjekësore shtrim i detyrueshëm në psikiatri.

Nazime Mulla dhe Glesantina Saraç, infermiere dhe kryeinfermiere në azilin ku u vra i moshuari, Virxhil Vesho, u arrestuan pasi e raportuan ngjarjen si aksidentale.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ka rezultuar se të dyja ato, pasi i moshuari mbeti i vdekur nga goditjet me shkopin e hekurit nga shoku i dhomës, Zyhdi Shehi, e kanë nxjerrë trupin dhe kanë pastruar gjakun, e më pas kanë njoftuar një agjenci funerale.

Ato kanë deklaruar se i moshuari humbi jetën pasi u rrëzua. Por pas këqyrjes së trupit të viktimës, agjencia funerale e ka kthyer trupin pas, pasi dyshonin se shenjat nuk ishin nga rrëzimi, por shenja të tjera dhune.

EMISIONET