Djali i Olldashit dhe 29 anëtarë të FRPD kërkojnë referendum për përjashtimin e Berishës

Shtohen presionet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me vendimin për të përjahstuar nga grupi parlamentar paraardhësin e tij në krye të PD-së, Sali Berisha. Pas shpalljes së lëvizjes anti-Basha, tashmë janë të rinjtë e PD-së, mes të cilëve dhe Glauk Olldashi, që kërkojnë mbajtjen e një referendumi kundër vendimit personal të Bashës.

Anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kërkojnë referendum për vendimin e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi Parlamentar.

30 nga 40 anëtarët e kryesisë së FRPD-së mes të cilëve edhe Glauk Olldashi i kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesën Gazment Bardhit, duke e  cilësuar si veprim personal të Lulzim Bashës.

“Po ju drejtohemi, nëpërmjet këtij peticioni lidhur me situatën e pa precedent të krijuar nga vendimi personal  i Kryetarit të Partisë Demokratike,   për përjashtimin nga Grupi Parlamentar, i deputetit Profesor Doktor Sali Berisha." 

Pjesa më e madhe e kryesisë së forumit rinorë,  e konsideron  largimin e  Berishës,  nga grupi i PD-së në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të PD-së, si dhe sipas tyre  rrezikon në  përçarje të thellë dhe të parikuperueshme të kësaj force politike.

Ky vendim i kryedemokratit Lulzim Basha, u mor një ditë para se të fillonte punimet parlamenti.

Vetë Berisha e ka cilësuar si një pazar politik me Edi Ramën ndërsa ka theksuar se Basha nuk mendon për interesat e PD e as të shqiptarëve por për interesat e tij.  Berisha ka lajmëruar se të enjten do të zbresë në terren, ku ka lajmëruar mbajtjen e takimeve me bazën, të cilat do të zhvillohen në orën 18:00.

Djali i Olldashit dhe 29 anëtarë të FRPD kërkojnë

Djali i Olldashit dhe 29 anëtarë të FRPD kërkojnë

Djali i Olldashit dhe 29 anëtarë të FRPD kërkojnë

 

 

EMISIONET