FOTO+VIDEO/ Ekzekutimi në një lokal në Ndroq, policia jep detajet e para: Kemi identifikuar autorin

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj rw diele në një lokal në Ndroq. Burimet mediatike bëjnë me dije se është ekzekutuar me armë shtetasi i identifikuar si Alfred Dedja.

Policia është në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Policia ka përpiluar të dhënat e tij dhe janë vënë në ndjekje të autorit të këtij ekzekutimi.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në një lokal ku viktima ka qenë duke pirë kafe. Një person është afruar nga jashtë, ka hyrë brenda dhe ka qëlluar mbi viktimën.

Më pas autori me mjetin e tij ka marrë rrugën për nga Shijaku.

PAMJET NGA VENDNGJARJA

EMISIONET