FOTO+VIDEO/ E goditi Altin Qato, flet Gjergj Kola: Ngjarja pa arsye, nuk ofenduam njeri! Institucionet të vënë drejtësi
Gjergj Kola qytetari që u godit me shpullë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Altin Qato tregon në një intervistë për Syri Televizion, se si ndodh ngjarja.
Kola thotë se përveç tij, që duket në video, Altin Qato ka dhunuar dhe shokun e tij që ishte dhe shofer i automjetit më të cilin po udhëtonin.
E gjithë dhuna e policisë thotë Gjergj Kola erdhi pasi po i binin borisë së makinës si të gjithë të tjerët.
Teksa tregon se u shoqërua për disa orë në komisariat pa arsye, Gjergj Kola kërkon nga institucionet që të reagojnë dhe të vënë drejtësi për këtë ngjarje.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku pezulloi nga detyra Altin Qaton, pezullim i cili zgjati vetëm 3 ditë.
Ja çfare ndodhi me 2 gusht