FOTO/ U mbyt në Durrës, ky është Aurel Ndoni që iu gjet trupi në brigjet e Kroacisë

FOTO/ U mbyt në Durrës, ky është Aurel Ndoni që iu gjet

Personi që shihni në fotot e mëposhtme është 40-vjeçari Aurel Ndoni, nga fshati Grabjan i Lushnjës, i cili u mbyt më 26 shkurt të këtij viti në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Trupi i pajetë i tij u gjet pas më shumë se një muaji në brigjet e Kroacisë dhe ditën e sotme atij i është dhënë lamtumira e fundit, ku është varrosur në fshatin e lindjes.

Trupi është gjetur në bregdetin e Dubrovnikut dhe pasi kanë marrë sinjal, i vëllai i viktimës së bashku me dajën e tij kanë shkuar ditët e fundit drejt Kroacisë për të bërë identifikimin dhe sjellë trupin në atdhe.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:15 të së dielës së 26 shkurtit në Porto Romano, ku Aurel Ndoni ishte duke peshkuar me një varkë të vogël bashkë me vëllain e tij, shtetasin E. N., 34 vjeç dhe një person tjetër me inicialet M. V., 33 vjeç.

Kushtet e motit nuk kanë qenë dhe aq të favorshme dhe 40-vjeçari kur ka rrëshqitur nga varka në ujë, është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Polumbarët e RENEA-s kërkuan për disa ditë dhe i ndërprenë kërkimet duke ju thënë familjarëve që rrymat detare e kanë zhvendosur trupin, sepse era me drejtim nga jugu ka qenë shumë e fortë.

Familjarët patën aktivizuar palumbarë privat të një kompanie holandeze për kërkimin e njeriut të tyre.

EMISIONET