FOTO/ Përplasen dy automjete në rrugën Cërrik-Gramsh, një i plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2025, 15:40
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme aksin rrugor Cërrik-Gramsh. Një furgon është përplasur me një automjet tip fuoristradë.
Si pasojë e aksidentit një nga drejtuesit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Gramshit.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të qarkullimit të automjeteve me shpejtësi tej normave të lejuara. Si pasojë e përplasjes mes tyre, automjetet janë shkatërruar pjesërisht në pjesën ballore.