FOTO-LAJM/ Dalin pamjet e automjetit që shpërtheu në parkingun e kullës “Down Town” në Tiranë
“Ora News” siguron foton e mjetit ku një natë më parë u përfshi nga flakët në parkingun e kullës “Down Town”, pranë rrugës së Elbasanit në kryeqytet.
Sipas të dhënave mjeti në fjalë është i llojit “Mercedes- Benz S” model i ri, e ndërsa përballë mjetit “Benz” ishte dhe një makinë e tipit “Volvo XC 70”, ku edhe ky mjet nuk i ka shpëtuar dëmtimeve nga flakët që përfshinë parkingun.
Nga informacionet bëhet me dije se në garazhdin e kullës “Down Town” kishte edhe makina të tjera, por që nuk kanë pësuar dëmtime.
Ekspertët e zjarrfikesëve dhe policisë dyshojmë së ka qënë një defekt teknik në një prëj mjeteve të parkuara.
Po ashtu, subjekt hetimi është edhe mënyra e projektimit të parkimit, pra nëse ka pasur lejen e duhur, por edhe kushtet e mbrojtjës nga zjarri.