FOTO/ "Ishte i armatosur dhe kishte punuar te kompleksi i Hajrit" - Ky është Alfred Dedja që u ekzekutua për vdekje nga kunati i Altin Hajrit

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në fshatin Ndroq të Tiranës, ku pas të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Alfred Dedja.

Autor i dyshuar i ngjarjes është Julian Gjoshi, 27 vjeç, kunati i Altin Hajrit i cili qëlloi për vdekje 50-vjeçarin e njohur ndryshe me pseudonimin “Daku”.

FOTO/ "Ishte i armatosur dhe kishte punuar te kompleksi i Hajrit" - Ky
Alfred Dedja, viktima

Altin Hajri është pronari i e kompleksit, “Golden”, ku para disa vitesh menaxher ka qenë pikërisht Alfred Dedja.

Ngjarja e sotme dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

FOTO/ "Ishte i armatosur dhe kishte punuar te kompleksi i Hajrit" - Ky
Autori i dyshuar, Julian Gjoshi

Dedja ndodhej në një lokal në zonë kur është qëlluar nga Gjoshi. Policia i ka gjetur një armë edhe viktimës.

Ndërsa i riu, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz” dhe ende nuk është arrestuar nga policia.

Ndërkaq, News 24 raporton se përpos autorit Julian Gjoshi, edhe Dedja ka qenë i armatosur.

FOTO/ "Ishte i armatosur dhe kishte punuar te kompleksi i Hajrit" - Ky

Policia i ka gjetur Dedjas një pistoletë në trup. 50-vjeçari më parë merrej me aktivitetin e lojërave të fatit dhe vite më parë ka punuar edhe te kompleksi i Altin Hajrit në Shijak.

EMISIONET