Dendias në Tiranë, "deti" në Hagë. Për “çështjen çame” Greqia kërcënon me integrimin

Gjykata e Hagës do të vendosë për kufirin detar, mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo u konfirmua edhe njëherë në konferencën e përbashkët mes ministrave të Jashtëm mes dy shteteve. Por teksa Olta Xhaçka kërkoi që kjo çështje të shërbejë si model zgjidhje edhe për çështjen came, homolugu i saj Nikos Dendias konfirmoi se Greqia do të abrogojë ligjin  e luftës, por theksoi se nuk duhen hapur çështje që nuk ekzistojnë, pasi kjo do të sillte pasoja për rrugëtimin e Shqipërisë në Evropë.

Greqia do të abrogojë ligjin e luftës. Konfirmimin e ka dhënë ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, në konferencën e përbashkët për shtyp paraditen e somte.

Një tjetër çështje që pritet të marrë zgjidhje mes palëve është edhe ajo e kufirit detar që do të përcaktohet nga Gjykata e Hagës.

Olta Xhaçka:  Rikonfirmuam dhe njëherë vullnetin tonë për kërkimin e një kompromisi për ta referuar çështjen tek një palë e tretë gjyqesore, siç është Gjykata Ndërkombetar e Drejtësisë.

Nikos Dendias: "Kjo është mënyra e duhur dhe e saktë për të zgjidhur diferencat tona në bazë të të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës të detit. 

Ministrja Xhaçka kërkoi që në të njëjtën mënyrë si kufirit detar të gjedet edhe gjuha e përbashkët për çështjen çame

Shpresojmë që vullneti për të gjetur një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështirë si ajo e hapësirave detare mund të shërbejë si një qasje konstruktive me të cilat vendet tona mike mund të nisin diskutimet edhe për çështje të tjera sado të vështira që kemi trashëguar nga historia e periudha tragjike e luftës së dytë botërore, si nevoja  për abrogimin e ligjit të luftës apo çështjet etë drejtave të pronësisë apo të drejtave të njeriut të komunitetit çam"

Por për homologun e saj grek kjo çështje, jo vetëm që nuk ekziston, por rrezikon edhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Nikos Dendias: "Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese pasi do na çojë në pasoja të nivelit të shumëfishta ku Greqia do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me intenerarin tuaj në Evropë"

Pensionet ishin një tjetër temë e diskutuar në takimin e mes dy ministrave, i cili sipas Dendias së shpejti do të marrë zgjidhje përfundimtare.

Ora 11:24 Dendias në Tiranë, ministrja Xhaçka i uron mirëseardhjen

Ministri i Jashtëm i Greqisë,  Nikos Dendias ndodhet në Ministrinë e Jashtme, ku u prit nga ministrja Olta Xhaçka.

Pas takimit kokë më kokë do të kenë një deklaratë për mediandhe më pas takim me kryeministrin Edi Rama dhe një drekë pune.

Takimi i parë i kryediplomatit grek ishte në Himarë me kreu i OMONIA për Himarën, Fredi Beleri.

"Më informoi për çështjet që kanë të bëjnë me pakicën kombëtare në Shqipëri" shkruan ministri  i jashtëm grek në një postim në twitter.

Foto: LSA 

 Dendias në Tiranë, "deti" në Hagë. Për

Dendias në Tiranë, "deti" në Hagë. Për

Dendias në Tiranë, "deti" në Hagë. Për

Dendias në Tiranë, "deti" në Hagë. Për

Dendias në Tiranë, "deti" në Hagë. Për

Dendias në Tiranë, "deti" në Hagë. Për

EMISIONET