Foshnjat me Covid / Virusi po prek dhe të vegjlit, shkakton temperaturë të lartë

Mbi 7 mijë persona kanë rezultuar të infektuar me Covid këtë muaj. Mjekët thonë se mes të prekurve ka edhe shumë fëmijë ku nuk përjashtohen as foshnjat.

Një foshnje 5-muajshe, e prekur nga Covid ka qenë pacienti më i vogël në moshë që ka vizituar këtë muaj mjekja Artenida Bitri.

Artenida Bitri: Rezultoi pozitiv. Ishte një fëmijë i mirëushqyer. Me kujdes dhe gjërat kaluan pa problem.

Virusi këtë verë nuk po kursen as të vegjlit.

Rastet janë shtuar ndjeshëm.

Çdo ditë në qendrën shëndetësore nr.3 në Tiranë diagnostikohen me Covid rreth 7 fëmijë.

Artenida Bitri: Janë rreth 15 vizita për fëmijë, ndoshta dhe 30 në ditë të caktuara, por nga këto 5 deri në 7 rezultojnë pozitiv por edhe fëmijët të cilët nuk kanë rezultuar pozitiv e që kanë shenjat e Covid, trajtohen dhe këshillohen sikur të ishin me Covid.

Simptomat janë më të lehta. Të infektuarit shfaqin temperaturë dhe dhimbje fyti.

Artenida Bitri: Përgjithësisht ankohen për dhimbje koke te balli ose për një lloj dhimbje fyti ose tharje të fytit.

Për të shmangur komplikacionet që mund të shkaktojë infektimi me covid mjekët bëjnë thirrje për vaksinim si për fëmijët dhe të rriturit.

EMISIONET