Forumi kombëtar për shëndetësinë, Rakacolli: Struktura më të plota dhe protokolle më të qarta pas Covid-19

Të gjithë duhet të kënë nxjerrë mësime nga pandemia e Covid-19. Zëvëndësministrja e Shëndetësisë thotë se strukturat tashmë janë më të plota dhe protokollet më të qarta. Ekspertët e ekonomisë theksuan transparencën e tenderave që ishte çështje debati gjatë përballjes me pandeminë.

Pandemia shërbeu që Shqipëria të jetë më e përgatitur për përballimin e emergjencave shëndetësore.

Zëvëndësministrja Mira Rakacolli në forumin "Sfidat e sistemit shëndetor tha se strukturat tashmë janë më të plota dhe protokollet më të qarta.

"Arritën të bëheshin disa skenare se si mund të zhvilloheshin dhe koha tregoi se ato skenare ishin të sakta," tha ajo.

Për mjekun Alban Ylli duhet parë me vëmendje trajtimi i pacientëve që janë të prekur nga sëmundjet që nuk kanë lidhje me atë të emergjencës së shpallur.

"Thelbi i një ndërhyrjeje në kushtet e emergjencës lidhur me sëmundjet e transmetueshme është të sigurojmë vijueshmërinë e shërbimeve për to," tha ai.

Tenderat ne pandemi ishin një çështje për të cilat eksperti i ekonomisë Zef Preçi apeloi për transparencë.

"Gjej rastin të tërheq vëmendjen që e kemi pasur, është bërë për herë të parë në vitin 2005 Llogaria kombëtare e shëndetësisë. Ne sot nuk kemi një evidencë që paratë që investohen në shëndetësi sa vijnë nga sektori publik dhe mistifikojnë çfarë është në bazë të një politike të caktuar," tha ai.

Nisur nga emergjenca Covid-19, qeveria ka hartuar programin e reagimit të shpejtë në raste të emergjencave shëndetësore deri në 2030.

EMISIONET