Forcat ruse zaptojnë vendbanime të tjera në Ukrainë

Forcat ruse zaptojnë vendbanime të tjera në Ukrainë

Forcat ruse thuhet se kanë zaptuar vendbanimet Loskutivka dhe Rai-Oleksandrivka në jug të qyteteve binjake lindore të Ukrainës, Lysychansk dhe Sievierodonetsk.

Qytetet kanë qenë në fokus të ofensivës ruse në rajon gjatë javëve të fundit.

Një përditësim i lëshuar herët në mëngjes nga shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës thotë: Armiku pushtoi vendbanimet Loskutivka dhe Rai-Oleksandrivka. Kryen operacione sulmi për të vendosur kontrollin mbi vendbanimin e Syrotyne. Kryen masa përgatitore për detyrimin e lumit Siversky Donets.

Forcat ukrainase vazhdojnë mbrojtjen e Sievierodonetsk dhe vendbanimeve të afërta Zolote dhe Vovchoyrovka, shtoi guvernatori i Luhansk, Serhiy Haidai./The Guardian/

EMISIONET