"Foltorja ka krijuar frymë", Harxhi: Berisha nuk ka qenë pro Bashës në garën për kryetar, ka qëndruar i heshtur

Dhjetori i këtij viti, i tridhjetë e njëjti në historinë e Partisë Demokratike, e gjen partinë e parë antikomuniste të pluralizmit shqiptar ngërthyer me vetveten në një proces që ende askush nuk e di se ç’kah do të marrë.

Edith Harxhi e ftuar në emisionin "Drejt" në RTV Ora u shpreh se PD është kthyer në një simbol të vërtetë për qytetarët shqiptarë.

Harxhi: Ajo që vë re është që çdo ditë e më shumë ka qytetarë, ka raste edhe persona që besojnë kampin e majtë, pyesin se çfarë po ndodh në PD. Shoh një lloj angazhimi të qytetarëve dhe kjo tregon se situata që ka ardhur që nga shtatori e deri tani ka krijuar frymë dhe fryma duket nga Foltorja. Foltorja nuk i përket vetëm Sali Berishës, i përket anëtarëve të PD që janë të angazhuar ën këtë debat publik, i cili është një debat që bëhet për herë të parë të Shqipëri.

Harxhi u shpreh se pas 30 viteve, që pas krijimit të PD, në shohim që njerëzit kanë ëndje të madhe për të diskutuar dhe për të shprehur pakënaqësinë e tyre disa-vjeçare.

Harxhi: Berisha nuk ishte pro hapur zotit Basha në garën për kryetar partie, por ishte i heshtur. Heshtja e tij ishte një heshtje që provonte shumë për anëtarësinë e PD që nuk ishte e lirë të votonte. Ajo ishte gjithçka, por jo një garë.

EMISIONET