Kukësi ndërpret fluturimet, prej dy muajsh avionët nuk i afrohen veriut

Aeroporti i Kukësit prej dy muajsh ka ndërprerë fluturimet. Shkak është bërë mungesa e kërkesave për të përdorur pistën në veri të Shqipërisë. Drejtuesit shprehen se mundësia më e afërt për të pasur avionë në këtë aeroport është shkurti.

Ky është avioni i parë i ulur në aeroportin e Kukësit në prill të këtij viti.

Me emërtimin "Flatrat e veriut"  u konsiderua si mundësia më e mirë e zhvillimit të zonës.

Madje në 15 korrik kryeministri Edi Rama deklaroi nisjen e fluturimeve drejt Zvicrës dhe Turqisë.

Por suksesi i aeroportit ndërkombëtar ka qenë vetëm për pak kohë. Prej dy muajsh fluturimet përmes tij janë ndërprerë.

Dy kompanite ajrore Air Albania dhe Helvetica nuk kane programuar udhëtime.

Sipas drejtorit të aeroportit, Altin Progonati, kjo ndërprerje ka të bëjë me rënien e kërkesës.

“Fluturimet e programuara janë ndërprerë për shkak se kompanitë ajrore reduktojnë numrin e tyre të fluturimeve gjatë sezonit të dimrit, pasi fluksi i pasagjerëve nuk është më ai që ka qenë gjatë sezonit të verës. Kjo është arsyeja kryesore. Arsyeja e dytë është se fluturimet Charter janë të hapura dhe mund të ndodhin herë pas here në varësi të kërkesave që kanë kompanitë charter nga klientët e tyre”.

Shkurti shihet si mundësia më e afërt kur avioni do të prekë këtë pistë.

"Aeroporti i Kukësit është i hapur dhe funksional dhe vetëm presim avionët kur ata të vijnë. Kjo periudhë do të zgjasë derti nga fundi i shkurtit. Në sezonin e verës ne kemi të programuar fluturimet".

Progonoti thotë se aeroporti i Kukësit është certifikuar që ditën e parë dhe s'ka vend për spekulime rreth procesit të certifikimit apo operacioneve të fluturimit.

Kukësi ndërpret fluturimet, prej dy muajsh avionët nuk i

EMISIONET