Fluksi në Kakavijë, nis procedura e kalimit të përshpejtuar në sportelet greke, pas kërkesës nga Shqipëria

Pas  situatës së krijuar në Kakavijë ku u krijuan rradhë të gjata kilometrike me automjete të cilat prisnin në radhë për shkak të numrit të ulët të sporteleve nga ana greke kjo e fundit ka nisur procedura e kalimit të përshpejtuar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë njofton se pas kërkesës së palës shqiptare ndaj Ministrisë së Brendshme të Greqisë në pjesën greke nisi procedura e kalimit të përshpejtuar, një procedurë teknike që ka çuar në lehtësimin e lëvizjes. 

Ndërkohë autoritetet greke kanë marrë përsipër edhe shtimin e numrit të sporteleve.

Në pikën doganore ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për qarkut për palën greke.

Aktualisht, situata po shkon drejt normalizimit.

EMISIONET