Fluksi i shqiptarëve në kufi nuk ndalet, Greqia shton sportelet, nuk krijon trafik

Teksa po shënohet kulmi i sezonit turistik në vendin tonë qindra qytetarë vijojnë të hyjnë në Shqipëri përmes pikave kufitare tokësore. Kapshtica, Qafë Thana dhe Kakavija kanë qenë më të ngarkuarat, ndërsa edhe pse ka pasur fluks, qytetarët nuk kanë pritur gjatë këtë të dielë në kufi pasi është punuar me kapacitete të plota.

Qindra qytetarë hynë në vendin tonë këtë të dielë nga pika kufitare e Kapshticës.

Këto pamje tregojnë fluksin e makinave në pikën kufitare.

Edhe pse numri i automjeteve ishte i madh, këtë herë nuk u krijuan radhë në kufi.

Pika kufitare shqiptare punoi me 5 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, çka bëri që procesi i kontrollit të pasaportave të jetë i shpejtë.

Edhe në Kakavijë të dielën hynë qindra pushues nga Greqia.

Pavarësisht fluksit, as aty nuk u krijua trafik dhe vonesa në procesimin e qyetetarëve.

Ndërkohë që pala shqiptare punoi me kapacitete të plota, ajo greke shtoi që në mëngjes numrin e sporteleve të kontrollit të pasaportave.

Të shtunën e 13 gushtit në Kapshticë, kanë hyrë 7475 shtetas dhe kanë dalë 3686.

Në Qafë Thanë, kanë hyrë 4707 dhe kanë dalë 3285 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Ndërkohë që në Kakavijë kanë hyrë 9739 dhe kanë dalë 4444 qytetarë.

EMISIONET