Fluks turistësh në Morinë, 600 mijë shqiptarë të Kosovës kanë hynë në Shqipëri në qershor-korrik

Pika kufitare e Morinës po përjeton një fluks të pazakontë ditët e fundit. Mijëra shqiptarë të Kosovës që vijnë në vendin tonë për pushime kanë krijuar radhë kilometrike në kufi, ndërsa sipas të dhënave rreth 600 mijë turistë nga Kosova kanë hyrë në vendin tonë në muajt qershor dhe korrik.

Rritja e temperaturave ka sjellë edhe një rritje të numrit të shqiptarëve të Kosovës që duan të kalojnë pushimet në Shqipëri.

Këto pamje vijnë nga Morina mëngjesin e së enjtes (29 korrik), ku shihen qindra makina, dhe dhjetëra autobusë duke pritur në radhë për të kaluar në shtetin tone.

Mësohet se rreth 600 mijë Kosovarë kanë hyrë në Shqipëri përmes pikave të kalimit kufitar të Kukësit në muajt qershor-korrik, ndërsa rreth 300 mijë të tjerë kanë hyrë vetëm permes morinës, dhe të tjerët nga Qafa e Prushit në Has dhe Qafa e Morinës në Tropojë.

Por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit është vënë re shtim i qytetarëve e Shqipërise që lëvizin drejt Kosovës.

Ky fenomen thuajse po vendos shenjën e barazimit të fluksit në të dy anët e kufirit në hyrje dhe dalje.

Pika kufitare e Shqipërisë dhe Kosovës ka punuar me kapacitete shtesë e procedurë të përshpejtuar e megjithatë karvani i automjeteve në të shumtën e rasteve, sidomos në fundjavë, kalon në disa kilomtra të tërritoreve në të dyja anët e kufirit.

Morina është një pikë shumë e rëndësishme duke qenë se përpunon numrin më të madh të vizitorëve gjatë sezonit turistik si në hyrje dhe në dalje, ndërsa shqiptarët e Kosovës përbejnë numrin më të lartë të turistëve gjatë sezonit turistik në vendin tonë.

EMISIONET