“Flasim në një zë” Vuçiç ndërpret Ramën: Ne duhet të shihemi si përfaqësues të Ballkanit Perëndimor

Nga Brukseli, kryeministri shqiptar, Edi Rama u shpreh se BE flet për Ballkanin Perëndimor, por nuk e kupton mirë se çfarë është.

Ndërkohë, ka ndërhyrë edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili i ndërpreu edhe fjalën, duke thënë se liderat duhet të shihen si përfaqësues të Ballkanit Perëndimor.

Rama foli edhe për vendimin e mospjesëmarrjes në këtë samit, duke shtuar se erdhën për të treguar mbështetjen për vendet evropiane.

Rama: Ne të tre gjendemi këtu dhe kështu do të jetë në mënyrën e natyrshme. Ata flasin për Ballkanin perëndimor gjatë gjithë kohës, por nuk e kuptojnë se çfarë është. Prandaj duhet të jemi së bashku dhe të flasim sa më shumë në një zë.

Vuçiç: Vetëm një gjë Edi, mund ta mbarosh. Kur the se A-ja është në fillim, gjithmonë është e fundit që ka rëndësi. Kur kemi bërë konferencë për shtyp këtu kishim 2-3 gazetarë, ndërsa sot shumë duan që të na dëgjojnë. Ndryshe nuk do të vinte kush këtu si medie. Kjo është nga pikëpamja racionale dhe praktike që të shihem si përfaqësues të Ballkanit Perëndimor. Kjo është arsyeja pse ndihemi mirë kur jemi këtu.

Rama: Peshuam edhe vendimin për të mos ardhur këtu, sepse e dinim se çfarë do të na priste. Arsyeja pse erdhëm ishte për të respektuar mirë anglisht dhe për të mbështetur të gjitha këto vende që duhen mbështetur. I gjithë Bashkimi Evropian është lëmsh.

EMISIONET