“Fitorja e Melonit lajm pozitiv për Shqipërinë”, Bogdani: PD duhet të marrë shembull

Koalicioni i djathtë ka fituar zgjedhjet në Itali. Kryeministrja e ardhshme Giorgia Meloni premtoi të udhëheqë për të gjithë italianët.

Për fitoren e Melon ka folur dhe ish deputeti i PD Gerti Bogdani.

Në një intervistë për Ora News me Gazetarin Everest Dedaj, Bogdani tha se ka dhe një lajm tjetër pozitiv për Shqipërinë sepse Meloni është një njohëse e situatës në Shqipëri si dhe politikani që do të ketë Ministrinë e Jashtme është një mik i PD dhe i dhe një mik i Shqipërisë.

Gerti Bogdani: Italianët shohin alternativën dhe në këtë rast Meloni u bë alternativa më e mirë. Unë do të thoja se ka dhe një lajm tjetër pozitiv për Shqipërinë sepse Meloni është një njohëse e situatës në Shqipëri, qëndron për disa vlera të forta që është çështja e familjes dhe besimit. Ka disa gjëra që dëmton shqiptarët që është çështja ndaj emigrantëve dhe kufizimet që duhet të bëjë. Por ka një lajm të mirë sepse besoj “Forca Italia” e Berluskonit do të ketë Ministrin e Jashtëm dhe në këtë rast flitet që të jetë Antonio Tajani që është një mik i Partisë Demokratike dhe një mik i Shqipërisë. Ka ardhur në vitin 2009 për një aktivitet të Forumit Rinor ndërkohë që ishte pjesë e Parlamentit Europian.

“Fitorja e Melonit lajm pozitiv për Shqipërinë”,

“PD këtu duhet të marrë shembull nga partitë simotra për mësuar si mund të frymëzojë, si mund të japi alternativë për tu rritur dhe testi janë zgjedhjet e ardhshme që mund të jenë “Pranvera e demokracisë në Shqipëri. Jemi në kohë dhe Tirana është në kohë sepse Tirana ka nevojë për ndryshi”.

EMISIONET