Fiton lotarinë 1 milon dollarëshe falë një gabimi. Burri do paguajë varrimin e nënës, makinën dhe...

Fiton lotarinë 1 milon dollarëshe falë një gabimi. Burri do

Një burrë solli në shtëpi çmimin prej 1 milion dollarësh pasi shitësi që e printoi bëri një gabim me biletën e tij.

Josh Buster një shef 40 vjeçar nga Burlingtoni perëndimor, kërkoi një biletë të lojës "pesë mundësi" për Mega Llotarinë e 15 prillit, të shfaqur në vitrinën e një dyqani.

Por Buster tha që shitësi i printoi vetëm një biletë dhe më pas katër të tjera në një biletë më vete. "Mendoj që kjo ndikoi që të ndryshoja numrat, ndryshe nga çdo kisha zgjedhur nëse ai do mi kishte dhënë të gjitha në një biletë të vetme" ,tha Buster në një lajm të publikuar nga Iowa Lottery.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Buster e pati të vështirë të besonte që ishte me kaq fat."Zakonisht nuk kam fat dhe mendova se duhet të kishte ndonjë gabim dhe nuk do ishte e vlefshme", tha ai.

Kështu që kontrollova në internet për numrat e fitues për tu siguruar që kisha fituar dhe në fakt po, isha fitues.Dhe për gjatë gjithë pjesës së mbetur të ditës thjesht prita të zgjohesha nga ajo ëndërr".

Fituesi do ti shpenzojë paratë e tij për të paguar makinën e tij, varrimin e nënës dhe të kursejë disa para për pensionin e tij.

"Do ta largoj të gjithë stresin nga jeta ime. Nuk ka më shqëtësime për të ardhurat", i tha ai Llotarisë Iowa. Mundësia për të fituar në llotarinë Iowa Mega milionëshe është 1 në 12,607,306 nisur nga faqja e tyre zyrtare online, shkruan CNN. 

EMISIONET