Financimet ruse/ Berisha i thotë Bashës: Mos mendo se kalohet me mbrojtjen që të bën Edi Rama

Kryetari i PD-së I bën thirrje Bashës të deklarohet lidhur me financimet ruse.

“I them Bashës mos kujto se mbyllet ky problem.  Do të dalësh të deklarosh tu thuash shqiptarëve. …Mos mendo se kalohet me mbrojtjen që i bën EdI Rama. Nëse thotë jo, nuk kam marrë financime ruse, të dalë e të thotë kujt ia ka marrë parët" tha Berisha ne konference per median.

Vetë kryetari Berisha ka njoftuar ngritjen e një grup hetimor brenda në parti për ta zbardhur këtë çështje, pavarësisht se sipas tij Basha ka marrë me vete të gjitha provat, duke vështirësuar edhe më shumë zbardhjen e së vërtetës.

 

Berisha pranon gabimin

"Unë u gabova me ambasadorin Donald Lu kur më solli dosjen por aty nuk kishte asnjë document tjetër veçse artikulli I Mother Jones” por koha provoi që gazetari kishte pasur plotësisht të drejtë. Pa dalë raporti ju kam deklaruar më 14 prill se paratë kanë qenë ruse pra e kam korrigjuar qëndrimin tim" tha Berisha

EMISIONET