Film vizatimor me djem gay, Kinemaja në Tiranë anulon shfaqjen. Debate në shoqërin civile

Një nga kinematë e Tiranës anuloi përkohësisht shfaqjen e filmit vizatimor “Strange World”, ku personazhet kryesorë janë dy djem të vegjël, që dashurohen me njëri tjetrin. Subjekti në fjalë ka ngjallur debate në shoqërinë civile. Aleanca për Mbrojtjen e Familjes dhe Jetës, kundërshton transmetimin e veprës në Shqipëri, si një rrezik për moshat e reja. Ndryshe mendon Aleanca për mbrojtjen nga diskriminim

"Strange World" është një film vizatimor, që tregon aventurën e një grupi familjar dhe miqsh, në zbulimin e një bote të re.

Në qendër të filmit të përkthyer edhe në shqip, janë dy djem të vegjël që dashurohen me njëri-tjetrin. Ky subjekt i pranishëm në film, ka sjellë edhe reagimin e Aleancës për Mbrojtjen e Familjes dhe Jetës.

Përfaqësues të saj dolën të enjten, 24 nentor, përpara kinemasë, që do të shfaqte premierën e saj, për tu bërë thirrje prindërve të tregohen të vëmendshëm.

Boris Alibeja: “Dua tu citoj vetëm një titull, të një gazete prestigjoze dhe shumë serioze e cila është, “Ping News”, dhe thotë “filmi Strange World, i mëson fëmijëve që të jen gey, është gjëja më normale, e mundshme”.

Gjystina Golloshi: Verifikimi nga institucioni përkatës me qëllim, nëse dëmi që u shkaktohet fëmijëve dhe brezit të ri është i madh dhe kjo dihet. Atëherë duhet ndaluar transmetimi i këtij filmi përmes kinemave

Ata konsiderojnë se transmetimi i këtij filmi për grupmoshën më vurnerabël është i padrejtë. Si problem shohin edhe përkthimin e titullit, nga Strange World, në “Botë e Mrekullueshme” në shqip.

“Ky film në shqip nga "Strange World", është përkthyer në “Botë e Mrekullueshme” gjë që për mua nuk është se bën shumë sens, sepse s‘ka lidhje përkthimi” tha përfaqësuesi i Aleancës

Por ndryshe mendon Xheni Karaj drejtuese e Aleancës kundër diskriminimit, LGBT.

Xheni Karaj: Ky është një film edukativ që realisht ja vlen të shihet, për ti mësuar fëmijët me kuturën e pranimit, me kulturën e respektit për tjetrin. Fëmijët LGBT, janë fëmijë që janë heronj në jetën e tyre të përditshëm sepse përballen me bullizmin nëpër shkolla dhe ne këtë e dijmë shumë mirë, përballen me dhunën në familje, me dhunën në shoqëri”

Njëra nga kinematë ku do të transmetohej premiera e filmit, e anuloi shfaqjen duke mos përcaktuar nëse do kishte një datë tjetër për të interesuarit.

EMISIONET