Fier/ Policia i gjen 1088 fara kanabisi në shtëpi, në pranga 28-vjeçari

Fier/ Policia i gjen 1088 fara kanabisi në shtëpi, në pranga

Një 28 vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga polcia në Fier, pasi në banesë iu gjetën 1088 fara kanabisi për shitje.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Shitësi" u arrestua Rinol Kapaj 28 vjeç, banues në Kashisht, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1088 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. 28-vjeçari dyshohet se i siguronte farat narkotike, me qëllim shitjen e tyre," njoftoi policia.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasit R. K., si dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET