Festa e Sulltan Novruzit/ Qytetarët tregojnë traditat dhe ushqimet për këtë ditë

Byreku me lek dhe me 12 lloje të ndryshme barishtesh është një prej simboleve që besimtarët bektashianë festojnë sulltan novruzin

“Therrim këndez dhe bëhemi me gjak në ball. Mblidhemi si familje, këtë e kemi patur gjithmonë”

“Ushqime tradicionale kemi byrekun me lekë, duhet bërë patjetër një gjel për ta therrur.”

Duke ndezur qirinj ata luten për dëshirat e tyre dhe dashuri mes njeri-tjetit, një nga ritet kryesore të kësaj feste e cila simbolizon shpresën dhe fillimet e reja

“Ndezim qiri, shkojmë brenda prekim ato vendet e mira.”

Ata përcjellin urimet e tyre për lumturi, shëndet dhe paqe

“ Gëzuar Sulltan Nevruzin! Wshtw një ditë e bekuar, është ringjallje e gjithë njerëzisë dhe bimësisë.”

“Gëzuar! Një verë sa më e mbarë do Zoti për të gjithë!”

Për besimtarët bektashinj, Sulltan Novruzi nuk është vetëm një ditë feste, por edhe një moment reflektimi dhe bashkimi.

Festa simbolizon rigjallërimin e natyrës duke shpresuar për një të ardhme më të mirë

EMISIONET