Felice Maurizio D'Ettore: 10.5% e të burgosurve të huaj në Itali janë shqiptarë

Felice Maurizio D'Ettore: 10.5% e të burgosurve të huaj në

Felice Maurizio D'Ettore, Drejtuesi i Autoritetit Kombëtar Italian, garant i personave privat të privuar nga liria personale në një intervistë për SYRIT TV shprehet se, "Transferimi i të burgosurve shqiptarë në Itali në vendin e origjinës duhet të kryhet në bazë të normativës europiane e të traktateve ndërkombëtare në fuqi."

"Bashkimi Europian e ka konsideruar të praktikueshëm paktin Meloni-Rama. Do ta monitorojmë".

"10.5% e të burgosurve të huaj në Itali janë shqiptarë".

Intervista me gazetaren Alba Kepi:

A.Kepi: Ministri italian i drejtësisë Carlo Nordio gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar ka deklaruar se kanë nënshkruar marrëveshjen e transferimit të të burgosurve shqiptarë në Itali.

  A mund të jetë e praktikueshme nga këndvështrimi i juaj si Garant Kombëtar i të drejtave e lirive të personave të burgosur?

Garanti Kombëtar për Personat Privat të privuar nga liria personale, Felice Maurizio D'Ettore; Qeveria ka marrë këtë vendim konkoorduar dhe me normativën europiane e me qeverinë shqiptare.

Ndodh me të gjitha vendet e tjera të botës. Ekzistojnë traktate ndërkombëtare për këtë qëllim, që lejojnë shlyerjen e dënimit në vendet e origjinës për të burgosurit e huaj.

E në këtë rast shqiptarë. Reciprokisht mund të ndodh dhe me të burgosurit italianë që ndodhen në burgjet shqiptare. E rëndësishme të respektohen normativat ndërkombëtare.

A.Kepi: Ju si Autoritet Kombëtar Garant të personave të privuar nga liria personale çfarë mendoni për ngritjen e CPR në Shqipëri për llogari të shtetit italian?

A do mund të kontrolloni e të analizoni gjendjen e emigrantëve dhe në Shqipëri në një vend jo anëtar i Bashkimit Europian? (CPR-Centro Permanenza Ripatrio- Qëndra të qëndrimit për riatdhesim të emigrantëve në Shqipëri

Garanti Kombëtar për Personat Privat të privuar nga liria personale, Felice Maurizio D'Ettore; Ka një Pakt mes Italisë e Shqipërisë që Bashkimi Europian e ka konsideruar të mundshëm  e të praktikueshëm.

Ne si organizëm i pavarur e duke konsideruar se qendrat e emigrantëve në Shqipëri do të jenë në kompetencën italiane, do të jemi të pranishëm e do të kryejmë një aktivitet monitorimi në to në bazë të ligjshmërisë italiane e normativës europiane.

A.Kepi: Po a e konsideroni të drejtë ngritjen e një qendre të tillë pra të privimit të lirisë personale për llogari të shtetit italian në një vend jo anëtar të BE'

Garanti Kombëtar për Personat Privat të privuar nga liria personale, Felice Maurizio D'Ettore;  Është një Pakt mes vendeve e jo çështje për të diskutuar e drejtë o jo e drejtë. Është një pakt që është kryer dhe në vende të tjera në situata të tjera si në rastin e emigrantëve sirianë në Turqi.

Ne nuk na takon të bëjmë një vlerësim politik mbi këtë marrëveshje, Ne kemi si detyrë të monitorojmë këto qendra e të mbrojmë të drejtat e personave të privuar nga liria. Zgjedhjet e qeverive nuk i takojnë Autoritetit Garant Kombëtar.

Garanti Kombëtar për Personat Privat të privuar nga liria personale, Felice Maurizio D'Ettore informojë se aktualisht në Itali janë 10 qëndra të tilla; CPR, (CPR-Centro Permanenza Ripatrio- Qëndra të qëndrimit për riatdhesim të emigrantëve), 8 prej tyre operative e 2 të tjera në Torino e Trapani jo aktive.

Në këto qendra qëndrojnë emigrantë të cilëve i është refuzuar e drejta e azilit në Itali e janë në pritje të ri-atdhesimit të tyre në vendet e origjinës.

Një qendër e tillë pritet të jetë operative së shpejti në Gjadër të Lezhës për llogari të shtetit italian.

Në këto qendra janë regjistruar disa herë dhe akte vetëvrasje, autelesionizmi e problematika psikologjike të emigrantëve

Të tilla fenomene janë në shifra më preoukopuese në burgjet italiane që shënojnë një mbipopullim.

Aktualisht sipas të dhënave të përditësuar në burgjet italiane vuajnë dënimin mbi 19 të burgosurit të huaj e baraz me 31% të numrit të përgjithshëm të të burgosurve në sistemin potenciar italian.

Deri më 31 prill 2024 në burgjet italiane vuajnë dënimin 2019 të burgosur meshkuj e 22 femra, baraz me 10.5% të numrit të përgjithshëm të të burgosurve të huaj në Itali.

Shifra preokupuese japin dhe të burgosurit minorenë shqiptarë në Institutet e dënimit për minorenë./SYRI.TV

EMISIONET