Çfarë kërkon Turqia nga Shqipëria? Erdogan: Ne jemi vëllezër, mos kërkoni asgjë poshtë kësaj

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në konferencën për mediat me Ramën e shmangu pyetjen nëse  BE duhet të shqetësohet për këtë vëmendje të tij të shtuar ndaj Shqipërisë.

Por i pyetur nëse Turqia kërkon diçka mbrapsht nga Shqipëria kundrejt ndihmës që ka ofruar, ai tha se raportet mes dy vendeve nuk duhen parë asgjë më shumë përtej vëllazërisë.

Erdogan: Më bërë një pyetje që më kape shumë ngushtë por nuk jam i kapur ngushtë. Brenda vëllazërisë ka lloj-lloj mbështetjesh që kapërcejnë dhe vëllazërinë ndonjëherë. Ndonjëherë ka marrëdhënie dypalëshe që bazohen te e drejta e detyrimeve. Ne po flasim për një situatë siç është rasti pas tërmetit, është një marrëdhënie që rregullohet sipas të drejtave të vëllazërisë dhe jo sipas rregullave të së drejtës së detyrimeve.

E ndërtuam këtë projekt në mënyrë shumë të shpejtë. Të njëjtën gjë jemi duke bërë dhe me vepra historike. Të gjitha i bëjmë bazuar në rregullat e vëllazërisë. Përsëri bazuar në rregullat e vëllazërisë ne do të vazhdojë restaurime dhe ndërtime të reja, mos kërkoni asnjë gjë poshtë kësaj. Ne jemi vëllezër, nuk dihet se çfarë do të ndodhë ndoshta, një pyetje që nuk duhet të ngrihet, asnjëherë nuk duhet ta vini në mëndyshje këtë gjë.

 

EMISIONET