Çfarë duhet të dinë Maturantët? Hapat kryesore për regjistrim në Universitete
Portali U-Albania është i hapur që prej datës 15 korik për nisjen e procedurave për maturantët që janë kandidatë për ndjekjen e studimeve të larta.
Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj shpjegon hapat që duhet të ndjekin maturantët.
‘’Kryhet procesi administrative që ka të bëjë me pjesën e shkarkim mandat pagesës, shkohet pranë një banke të nivelit të dytë ose postës dhe kryhet procesi dhe pastaj shkohet në shkollë ku bëhet edhe konfirmimi i maturantëve.
Do ta ruaj mandat pagesën sepse aty ka kodin e aplikimit.
Nga data 30 gusht fillon procesi i regjistrimit i cili vijon deri në datën 13 shtator.
Xhelaj shpjegoi dhe hapat që duhet të ndjekin maturantët. Në rastet e universiteteve që aplikojnë për konkurse, si Mjekësi e Përgjithshme, Arkitekturë, Arte apo Sporte.
‘’Të infromohen në faqet e univesiteteve përkatëse sepse për ato universitete që kanë konkurse mundësohet shkarkimi i të dhënave që në datën 5 dhe 6 gusht’’.
Xhelaj shpejgon gjithashtu dhe degët më të preferuara nga maturantët
‘’Dihet që mjekësia është ndër më të preferuarat. Gjithashtu të preferuara janë edhe programet e infiermerisë’’.
Edhe këtë vit maturantët do të aplikojnë në dy raunde dhe pas tyre do të kenë mundësi të aplikojnë në “fazën e lirë”, ku do të mund të regjistrohen pranë fakultetit që duan, por nëse ka ende kuota të lira dhe nëse ata arrijnë të përmbushin kriterin e mesatares.