ÇFARË PO NDODH? RRETHOHET SHKODRA! Operacion i madh i RENEA-s me urdhër të SPAK-ut

Një operacion i madh policor po zhvillohet në Shkodër.

Forcat speciale “RENEA” nga Tirana po ushtrojnë kontrolle për sigurimin e provave materiale që lidhen me ngjarjet e fundit kriminale.

Kontrollet në disa banesa të qytetit dhe të eksponentëve të krimit në zonën e Dobraçit, e cila njihet si zonë e fisit problematik Bajri.

“Ora News” mëson se kontroll është bërë edhe në banesën e Safet Bajrit në lagjen “Dobraç”.

Sipas burimeve, operacioni ka qenë me vendim gjykate e ndërsa mësohet se nuk janë gjetur gjëra të kundërligjshme përvecc një sasie të parave.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar, por gjatë operacionit janë sekuestruar armë.

Armët e sekuestruara do të dërgohen për ekspertizë nëse ato janë përdor në ngjarje kriminale të mëparshme. 

Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije për “Ora News” se të njëjtat burime shtojnë se operacioni po ndiqet nga Pokuroria e Posaçme SPAK.

EMISIONET