Pogradec/ Familjarët gjejnë të pajetë të afërmin e tyre në banesë, dyshohet kontakti me energjinë

Pogradec/ Familjarët gjejnë të pajetë të afërmin e

Një trup i pajetë është gjetur në një banesë në lagjen numër 4, Pogradec. Dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur disa ditë më parë. Familjarët pasi e kanë kostatuar kanë njoftuar policinë dhe trupi është çuar për ekzaminim në morg nga ku pritet të dalë dhe arsyeja e vdekjes.

"Mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:15, në lagjen nr. 5, Pogradec, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 72 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga sëmundje të brendshme," njofton policia.

Por sipas familjarëve shkak mund të ketë qenë kontakti me energjinë. Ndërkohë policia po heton për të zbardhur më tej ngjarjen.

EMISIONET