Familja kishte denoncuar largimin nga banesa, gruaja gjendet e mbytur në Vjosë

Një grua është gjetur e mbytur në lumin Vjosë. Viktima është identifikuar si shtetasja me iniciale L.K.

"Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, në lidhje me kërkimet në lumin Vjosë, ju informojmë se ditën e sotme, në brendësi të lumit është gjetur e mbytur shtetasja L. K."

Trupi i pajetë i kësaj shtetaseje, do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Një ditë më parë policia raportoi se kishte gjetur sende të saj personale anës lumit. Ndërkohë familjarët kishin denoncuar largimin e saj nga banesa me 20 qershor.

"Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022".

EMISIONET