Mashtronin me vizat amerikane, mbeten në burg të arrestuarit, Nasto mohon akuzat

Gjykata vendosi të lërë në burg Renato Naston, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin dhe Xhemal Seserin, ndërsa Klea Prifti u la në “arrest shtëpie”. Të gjithë këta të arrestuar pak ditë më parë me akuzën e mashtrimit me vizat amerikane.



Sakaq mësohet se në dëshminë e tij, Renato Nasto ka pretenduar se nuk ka kryer asnjë shkelje me ligjin, madje thekson se ndihmonte qytetarët që të bënin aplikime për vizat.

Ai u shpreh para togave të zeza se për këto aplikime merrte 100 deri në 150 euro.

“Punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia”, tha i riu.

Ndërkohë, 4 personat e tjerë kanë mohuar përgjegjësin për falsifikimin e dokumenteve dhe kanë theksuar se kanë paguar parat pasi kishin dëshirë të ikin në Amerikë.

Sakaq, prokuroria pretendon se me metoda speciale, përmes stimulimit, 30-vjeçari Nasto, për vizën kërkonte 10 mijë euro.

Mësohet se në rastet kur personat në fjalë nuk i kishin lekët, lidhnin një kontratë me ta që pagesën ta bënin më vonë, duke pretenduar që ia kishin paratë borxh.

EMISIONET