Abuzimet me inceneratorin e Tiranës/ Çollaku: SPAK amnisti për të mos shkuar tek Erion Veliaj
Përmes një interviste në Ora News, gazetari Basir Çollaku tha se hetim për inceneratorin nuk është hetim dhe as drejtësi, por është një amnisti për të mos shkuar tek Veliaj dhe Rama.
Çollaku: Ky nuk është hetim dhe as drejtësi, por është një amnisti për të mos shkuar tek Veliaj dhe Rama, dy ortakët ashtu sikurse ka konstatuar Arben Ahmetaj. Copëzimi i dosjes është bërë i qëllimshëm për të mos kualifikuar veprën penale si një organizatë kriminale. E njëjta kompani i ka të gjitha investimet në Tiranë, Fier dhe Elbasan, është i njëjti burim parash.
Njerëzit që kanë krijuar biznesin sikurse janë Rama dhe Veliaj, nuk thirren dhe nuk dënohen. Numri i madh i të pandehurave dhe sasia e madhe e parave, dhe ti nuk shkon tek Veliaj. Pse e bën këtë? Sa herë kanë kërkuar për të dëshiruar të tjerë për të kthyer paratë e abuzuara? Për Veliajn ka 4 akuza shumë të rënda që nuk i ka pasur asnjë zyrtar publik. Veliaj shkon në zyrë akoma.