Çështjet e shumta në Gjykatën e Lartë, SHBA ofron ndihmë për t’i përshpejtuar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se do të ofrojnë ndihmë teknike për Gjykatën e lartë për përshpejtimin e çështjeve të prapambetura.
Kështu ka bërë me dije në një postim ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim është takuar me kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.
Ajo shkruan se me Sadushin ka diskutuar dhe për futjen e gjyqtarëve shtesë të kualifikuar në sistem.
Yuri Kim: Takim produktiv me Sokol Sadushin, Kryetar i Gjykatës së Lartë. Numri i prapambetur po reduktohet, por ne ramë dakord se duhet të përshpejtojmë – SHBA do të ofrojë ndihmë teknike. Gjithashtu u diskutuan hapat e ardhshëm për futjen e gjyqtarëve shtesë të kualifikuar në sistem ndërsa Vettingu vazhdon.