Çështja e detit/ Meta: Nuk e kemi problemin me Greqinë por me Ramën, llogaridhënia për të është e pashmangshme

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur dhe për çështjen e detit me Greqinë duke thënë se ka prova dhe fakte për dëmet që i ka shkaktuar Edi Rama shtetit tonë.

Meta tha se çështja e detit është një krye-aferë e rëndë dhe sipas tij problemin nuk e kemi me Greqinë por me Edi Ramën, ndërsa ka bërë thirrje që të mos biem në lojën e këtij të fundit. 

Sipas kreut të PL, llogaridhënia e Ramës për çështjen e detit është e pashmangshme. 

Ilir Meta: Tani për këtë çështje kam kaq shumë fakte, prova për dëmet që i ka shkaktuar Edi Rama, interesave shtetërore. Kjo nuk është një çështje që mund të shfokusojë nga aktiviteti kryesor i denoncimit të çështjeve tjera. Kjo çështje e detit është një kryeaferë shumë e rëndë. Ajo që do ju lutesha të gjithëve që mos të bien në lojën e Ramës për të nxitur retorika anti-greke. Greqia është në interesin e saj për të gjetur një zgjidhje, por dhe për të përfituar. Nuk e kemi problemin nga Greqia por nga Edi Rama. Llogaridhënia për të është e pashmangshme. Kjo aferë do ta marrë në fund të detit. I kam çuar një letër Kuvendit para se të mbyllja presidencën.

 

EMISIONET