Erdogan: Në një kohë të shkurtër do të arrijmë objektivin tonë 1 mld $ investime në Shqipëri
Presidenti turk Erdogan në një konferencë për shtyp u shpreh se Turqia ka si objektiv që të arrijë 1 milionë dollarë investime, duke bërë që shuma totale e tyre të shkojë në 3.5 milionë dollarë.
Sipas tij, në lidhje me spitalet Turqia është e gatshme të bëjë atë që i takon dhe se uroi që çdo që e nënshkruar të jetë i dobishme.
Erdogan: Diskutuam edhe për marrëdhëniet tregtare. Jemi investitori më i madh në Shqipëri, Nëse në një kohë të shkurtër do të arrijmë objektivin tonë 1 miliardë dollarësh.Shuma totale e investimeve tona është 3.5 miliardë dollarë, më shumë se 600 nga kompanitë tona sigurojnë punësim për rreth 15000 njerëz. Sigurisht, ne nuk i konsiderojmë këto shifra si të mjaftueshme. Duhet të vijmë në një pikë me një nivel më të lartë e besoj që këto shifra do të rriten edhe më shumë me mbështetjen e fuqishme të autoriteteve shqiptare.
Dua të shpreh edhe diçka në lidhje me spitalet ne jemi të gatshëm të bëjmë atë që na takon. Uroj që gjithçka që kemi nënshkruar të jenë të dobishme, u uroj një jetë të gjatë e të shëndetshme të gjithë banorëve që do të jen në ati banesa.