Erdogan: Kur Turqia e Shqipëria të shtrëngojnë duart, nuk ka asnjë problem që nuk e zgjidhim

Nga Kuvendi i Shqipërisë, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan u shpreh se kur Turqia e Shqipëria të shtrëngojnë duart, nuk ka asnjë problem që nuk do të zgjidhet.

Ai uroi Shqipërinë për anëtarësimin e përkohshëm Këshillin e Kombeve të Bashkuara dhe theksoi se do të ndajë me Shqipërinë përvojat dhe eksperiencat që Turqia ka pasur.

Erdogan: Ne duhet të kontribuojmë për paqen e qetësinë e vendeve tona, të rajonit e botës. Kur Turqia e Shqipëria të shtrëngojnë duart, me lejen e Zotit nuk ka asnjë problem që nuk e zgjidhim. Për aq kohë sa mbrojmë vëllazërinë e vendosmërinë tonë, unë sinqerisht besoj se së bashku nuk do lejojmë të prishë këtë panoramë të bukur që po shohim të gjithë së bashku. Krijimi i një mjedisi paqeje, besimi e stabiliteti në Ballkan. Sigurimi i marrëdhënieve miqësore janë prioritet për qeverinë turke.

Ne ndjekim rolin që ka luajtur Shqipëria në Ballkan dhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, qoftë nga aleatet e NATO-s që kanë dhënë kontribut të veçantë. Roli i Shqipërisë ka qenë konstruktiv. Ne jemi në solidaritet me Shqipërinë. Me këtë rast, dua të uroj Shqipërinë për anëtarësimin e përkohshëm Këshillin e Kombeve të Bashkuara. Do të kemi kënaqësinë të ndajmë me Shqipërinë përvojat dhe eksperiencat që kemi pasur në këtë detyrë që e kemi pasur në të kaluarën. populli turk qëndron me atë shqiptar siç ka qenë gjithmonë.

Erdogan: Kur Turqia e Shqipëria të shtrëngojnë duart, nuk ka

EMISIONET