EMRI/ Këmbësorin e zë korrenti në autostradën Lezhë-Tiranë, ndërron jetë. Reagon edhe OSHEE

EMRI/ Këmbësorin e zë korrenti në autostradën

Nje person ka mbetur i vdekur pasi ka rënë në kontakt me energjine elektrike pranë një biznesi në autostradën Lezhë-Tiranë.

Raportohet se këmbësori Vladimir Muhja ka qenë duke lëvizur në anë të autostradës pranë biznesit dhe përcjellësit e energjisë kanë qenë në tokë. 

Për ngjarjen ka pasur një reagim nga OSHEE.

“Njësia e OSHEE Lezhë bën me dije se rasti në fjalë nuk ka lidhje me këtë institucion, pasi në vendin e ngjarjes nuk ka linja të tensionit të lartë as të ulët.

Por ka qenë përcjellësi i ndriçuesit të biznesit, i cili siç duket ka qenë i zhveshur”, thuhet në reagimin e OSHEE.

Policia ka nisur verifikimet ne lidhje me rastin.

EMISIONET